Lavrov: Trump nuk dallon shumë nga Obama
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63321-lavrov_trump_nuk_dallon_shumë_nga_obama
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se qasja e qeverisë aktuale të Amerikës nuk dallon shumë nga qeveria e kaluar dhe kjo është për të ardhur keq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 30, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Lavrov: Trump nuk dallon shumë nga Obama

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se qasja e qeverisë aktuale të Amerikës nuk dallon shumë nga qeveria e kaluar dhe kjo është për të ardhur keq.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një intervistë me gazetën italiane "Libero", deklaroi: "Veprimet e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës, janë të ngjashme me politikat e ish-presidentit amerikan Barak Obama. Për fat të keq shumë prej veprimeve të qeverisë aktuale, në krahasim me qeverinë e kaluar, nuk kanë ndryshuar shumë dhe në realitet Trump ka shumë pak dallim me atë çfarë ka vepruar Obama".