Të shtëna me armë zjarri në Suedi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63365-të_shtëna_me_armë_zjarri_në_suedi
1 person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Malmo të Suedisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 03:47 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë zjarri në Suedi

1 person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Malmo të Suedisë.

Sipas një njoftimi të gazetës Express, një person i armatosur ka shtënë me armë ndaj një turme njerëzish në qytetin Malmo. Një prej të plagosurve është në gjendje tepër të rëndë. Thuhet se dy prej të plagosurve të kësaj ngjarjeje në kohën e sulmit me armë, ishin brenda në automjetin e tyre. Policia e Suedisë deri nuk ka dhënë informacione mbi personin e dyshuar për këtë sulm me armë. Më 12 tetor gjithashtu një person i armatosur është futur në tregun Trelleborg në jug të Suedisë ku ka qëlluar në drejtim të njerëzve. Në këtë sulm janë plagosur 4 persona. Më herët grupi terrorist ISIS ka kryer disa sulme në vendet evropiane. Vendet evropiane të cilat nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për tu ardhur në ndihmë terroristëve në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht ata në Siri, tani po përballen me problemin e kthimit të terroristëve të ISIS në vendet evropiane, të cilët kryejnë akte terroriste.