Shtëpia e Bardhë: Tillerson mbetet në krye të Departamentit të Shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63407-shtëpia_e_bardhë_tillerson_mbetet_në_krye_të_departamentit_të_shtetit
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Rex Tillerson do të mbetet në krye të Departamentit të Shtetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 12:21 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Tillerson mbetet në krye të Departamentit të Shtetit

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Rex Tillerson do të mbetet në krye të Departamentit të Shtetit.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë pasoi disa raportime, sipas të cilave, në vend të sekretarit të shtetit Tillerson, mund të vinte Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) Mike Pompeo. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders ka thënë se “tash për tash nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim”, shkruan AFP. “Tillerson do të vazhdojë të udhëheqë me Departamentin Shtetëror dhe e gjithë Qeveria është e përqendruar në përmbylljen e këtij viti të suksesshëm të administratës së presidentit Donald Trump”, ka deklaruar Sanders.