Ministri i jashtëm i Rusisë mbështet marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63441-ministri_i_jashtëm_i_rusisë_mbështet_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i jashtëm i Rusisë edhe një herë ka shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore dhe ka dënuar sabotimet e Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2017 04:28 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Rusisë mbështet marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Rusisë edhe një herë ka shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore dhe ka dënuar sabotimet e Amerikës.

Sergei Lavrov, i pranishëm në takimin ndërkombëtar Dialogu i Mesdheut në romë të Italisë deklaroi se marrëveshja bërthamore me Iranin vazhdon dhe drejtori i përgjithshëm i ANEA ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në këtë marrëveshje. Lavrov deklaroi se nëse Amerika largohet nga marrëveshja bërthamore, kjo do të thotë se ajo nuk ka zbatuar angazhimet e saj. Në të njëjtën kohë shefja e politikës së jashtme të BE edhe një herë theksoi vazhdimin e angazhimit të BE ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit me vendet e G 5+1. Shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, tha të premten në një konferencë ndërkombëtare mbi Dialogun Mesdhetar në Romë, kryeqyteti italian, se marrëveshja bërthamore e Iranit është ndër interesat kyçe të BE dhe rajonit, duke i bërë thirrje krerëve të shteteve që të vazhdojnë të zbatojnë këtë marrëveshje dhe të punojnë në forcimin e saj. Mogherini theksoi se 28 anëtarë të Bashkimit Evropian i thanë Presidentit të SHBA-së Donald Trump se zbatimi i të gjitha kapitujve të marrëveshjes bërthamore është përparësi kryesore për sigurinë e BE. Shefja e politikës së jashtme të BE më tej ka theksuar se marrëveshja bërthamore është përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kështu që Shtetet e Bashkuara nuk mund të dalin ose të zgjedhin për t'a zbatuar atë.