Vendimi i Amerikës për t'u tërhequr nga Traktati Ndërkombëtar i Migracionit
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se presidenti, Donald Trump, do ta tërheq vendin nga Marrëveshja Globale për Migrim e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ajo është në kundërshtim me sovranitetin amerikan.
Departamenti amerikan i shtetit mbrëmë vonë theksoi se kjo deklaratë “përmban shumë dispozita që nuk janë në harmoni me politikat e imigrimit dhe të refugjatëve të Shteteve të Bashkuara dhe me parimet e administratës Trump për imigrimin”. Rrjedhimisht, “presidenti , Donald Trump, ka përcaktuar se Shtetet e Bashkuara do ta përfundojnë pjesëmarrjen e vet në këtë proces”. Departamenti amerikan i shtetit ka theksuar se pjesëmarrja amerikane në këtë proces, kishte filluar në vitin 2016, “pas vendimit të administratës Barack Obama për tu bashkuar në Deklaratën për Migrim të OKB-së të arritur në Nju Jork”.