Presidenti i Amerikës, sfidë e madhe për Gjermaninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63769-presidenti_i_amerikës_sfidë_e_madhe_për_gjermaninë
Rezultatet e një sondazhi në Gjermani tregojnë se presidenti i Amerikës tregojnë se presidenti i Amerikës konsiderohet sfida më e madhe në bashkëpunimet ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 11:16 Europe/Tirane
  • Presidenti i Amerikës, sfidë e madhe për Gjermaninë

Rezultatet e një sondazhi në Gjermani tregojnë se presidenti i Amerikës tregojnë se presidenti i Amerikës konsiderohet sfida më e madhe në bashkëpunimet ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se rezultatet e një sondazhi të kryer nga Fontacioni Kurber" tregojnë se sipas mendimit të qytetarëve gjermanë, Donald Trump, presidenti i Amerikës, në politikën e jashtme dhe në krahasim me liderët e Koresë Veriore dhe të Turqisë, konsiderohet sfidë më e madhe. Në listën e shqetësimeve të qytetarëve të Gjermanisë, kriza e emigrantëve me 26% qëndron në pozitën e parë dhe mënyre e bashkëpunimit me Trump dhe SHBA-të me 19 %, radhitet në pozitën e dytë të shqetësimeve për qytetarët gjermanë. Të qenët i paparashikueshëm i Donald Trump është bërë shkak që Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, të deklarojë se nuk mund të mbështet në Amerikën në të ardhmen dhe Evropa duhet të marrë në dorë fatin e vetë. Në këtë sondazh, 56% e gjermanëve marrëdhëniet Berlin-Uashington i kanë përshkruar të këqija ose shumë të këqija.