Protesta masive anti-qeveritare në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63791-protesta_masive_anti_qeveritare_në_shba
Mijëra protestues kanë zhvilluar demonstrata në qytetet e mëdha të SHB.-së për të shprehur zemërimin e tyre mbi ligjin e ri të taksave të miratuar nga ligjvënësit republikanë, që do të ofrojë shkurtime të mëdha taksash për korporatat amerikane dhe për amerikanët më të pasur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 16:39 Europe/Tirane
  • Protesta masive anti-qeveritare në SHBA

Mijëra protestues kanë zhvilluar demonstrata në qytetet e mëdha të SHB.-së për të shprehur zemërimin e tyre mbi ligjin e ri të taksave të miratuar nga ligjvënësit republikanë, që do të ofrojë shkurtime të mëdha taksash për korporatat amerikane dhe për amerikanët më të pasur.

Individë të të gjitha moshave dhe etnive marshuan në qarkun financiar të Çikagos, ku punojnë grupet e bankave, trusteve dhe amerikanët e klasave të larta. Protestuesit bartën parulla dhe hodhën slogane për barazi dhe kërkuan që senatorët republikanë të mbaheshin përgjegjës për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës të taksave. Ata thanë se ligji fiskal do të bëjë shkurtime të rëndësishme për sigurimin mjekësor të sponsorizuar nga qeveria dhe siguron shkurtime të mëdha tatimore për disa nga kompanitë dhe njerëzit më të pasur në vend. Shumë banorë të Çikagos e shohin këtë reformë tatimore, si një mjet për të  përfituar paturpësisht nga amerikanët e pasur, pavarësisht zotimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump për të ndihmuar klasën e mesme. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në disa qytete të mëdha, duke përfshirë Los Anxheles, Kaliforni dhe Boston, Massachusetts.