Neutralizohet plani për atentatin kundër Theresa May
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63821-neutralizohet_plani_për_atentatin_kundër_theresa_may
Policia britanike njoftoi se ka neutralizuar një plan për atentat kundër kryeministres Theresa May.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 06, 2017 08:35 Europe/Tirane
  • Neutralizohet plani për atentatin kundër Theresa May

Policia britanike njoftoi se ka neutralizuar një plan për atentat kundër kryeministres Theresa May.

Ditën e martë policia britanike njoftoi zbulimin një plani atentati me bombë në zyrën e kryeministres Theresa May, i cili tashmë është asgjësuar. Policia britanike ka arrestuar dy persona të dyshuar për thurjen e këtij atentati për vrasjen e kryeministres Theresa May. Gazeta angleze The Sun njoftoi se një prej të dyshuarve synonte të futej në zyrën e kryeministres dhe të kryente atentatin duke shpërthyer veten e tij.