Gjermania synon të ndahet nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64185-gjermania_synon_të_ndahet_nga_shba
Gjermania si ekonomia më e madhe e Evropës, ka sinjalizuar se synon të ndahet nga SHBA dhe të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare - krahasuar me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2017 15:01 Europe/Tirane
  • Gjermania synon të ndahet nga SHBA

Gjermania si ekonomia më e madhe e Evropës, ka sinjalizuar se synon të ndahet nga SHBA dhe të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare - krahasuar me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

Berlini ka kuptuar se opinioni publik në Evropë nuk dëshiron që kontinenti i gjelbër të vazhdojë partneritetin e tij strategjik me Trump, politikat e papërgjegjshme të të cilit u kanë kushtuar shumë evropianëve. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka bërë një paralajmërim serioz lidhur me qasjen e re të Uashingtonit ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk e sheh botën si një komunitet global, por si një fushëbetejë ku secili mendon për interesat e veta. Diplomati më i lartë i Gjermanisë ka shprehur gjithashtu shqetësimin se "askush nuk është kthyer drejt Bashkimit Evropian" pas tërheqjes së Uashingtonit nga skena ndërkombëtare. Ai ka shtuar se BE dështon të qëndrojë për një sërë vlerash specifike dhe akuzon shtetet anëtare për trajtimin e unionit "sikur të kenë një alternativë të dytë në xhepin e tyre". Shefi i diplomacisë gjermane ka paralajmëruar gjithashtu kundër njohjes së Jerezalemit nga Trump nga si kryeqytet i Izraelit. Ai ka kërkuar që Gjermania, si një fuqi e madhe, të luajë një rol më të përgjegjshëm në udhëheqjen e botës. Këto deklarata tregojnë qartë se pse diplomati i lartë gjerman dëshiron që vendi i tij të shkëputet nga SHBA-ja mbi politikën e jashtme. Fuqitë botërore kanë zbuluar se duhet të marrin masa serioze për të parandaluar vazhdimin e politikave destruktive të Trump dhe për të bërë përpjekje për të ndaluar SHBA-të nga vendosja e imponimit dhe dominimit të tyre në botë. Gjermania mund të kthehej në një shtet më me ndikim dhe me më shumë përgjegjësi në botë nëse do të merrte iniciativën për të miratuar masa të tilla. Por BE synon të pavarësohet nga SHBA edhe në aspektin financiar. BE-ja do të krijojë një Fond Monetar Evropian sipas modelit të FMN-së si dhe një post të ri. Deri në mesin e vitit 2019, Komisioni i BE-së synon të krijojë një Fond Monetar Evropian dhe postin e Ministrit të Ekonomisë dhe të Financave. Komisioni shpreson se kjo do të sjellë një bashkim të përgjegjësive dhe të kompetencave. "Pas viteve të krizës, tani është koha për të marrë të ardhmen e Evropës në duart tona", tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. Duket se politikat egoiste dhe babëzia e pafundme e presidentit Trump ka krijuar një hendek të thellë mes dy anëve të Atlantikut.