Rusia dhe Turqia janë të të njëjtit mendim mbi Kodsin
Gjatë vizitës së tij në Turqi, presidenti rus tha se Moska dhe Ankara besojnë se vendimi i fundit i Trump mbi Kodsin është një burim i paqëndrueshmërisë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shkuar në Turqi për të diskutuar bashkëpunimin bilateral me Ankaranë, zhvillimet më të fundit në Siri dhe vendimin e fundit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të adresuar Jerusalemin, sipas agjencisë së lajmeve Sputnik. Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Moska dhe Ankaraja kanë argumentuar se vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist e destabilizon gjendjen ndërlikuar të rajonit. Erdogan tha se Turqia dhe Rusia janë të të njëjtit mendim mbi Jerusalemin. Udhëheqësit e Turqisë dhe Rusisë diskutuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në Siri dhe armëpushimin në këtë vend. Presidenti rus Putin lidhur me procesin e luftimit të terrorizmit në Siri tha se pothuajse i gjithë vendi është çliruar nga zgjedha e terroristëve.