Dërgohet një projekt-rezolutë kundër presidentit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64217-dërgohet_një_projekt_rezolutë_kundër_presidentit_amerikan
Në takimin dyditor të OKB përfaqësuesit e disa vendeve arabe kanë nxjerrë një rezolutë për KS të OKB dhe AP të kësaj organizate ku kanë kërkuar anulimin e vendimit të Trump mbi Kodsin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Dërgohet një projekt-rezolutë kundër presidentit amerikan

Në takimin dyditor të OKB përfaqësuesit e disa vendeve arabe kanë nxjerrë një rezolutë për KS të OKB dhe AP të kësaj organizate ku kanë kërkuar anulimin e vendimit të Trump mbi Kodsin.

Trump me një veprim provokues më 6 dhjetor ka njohur Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist dhe ka theksuar transferimin e ambasadës amerikane në këtë qytet, pa i kushtuar rëndësi rezolutave ndërkombëtare. Në dhjetorin e vitit të kaluar KS i OKB nxori një rezolutë ku theksoi se nuk pranon asnjë ndryshim në kufijtë e Kodsit të vitit 1967, vetëm në rast se palët bien dakord për ndryshimin e kufijve të këtij qyteti. Irani ishte ndër vendet e para që ka dënuar vendimin e presidentit amerikan, ministria e jashtme e Iranit ditën e mërkurë me anë të një deklarate dënoi vendimin e Donald Trump për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe ka theksuar se kjo është shkelje e hapur e rezolutave ndërkombëtare. Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare gjithashtu kanë dënuar vendimin e Trump.