Antonio Gutteres: Taketat e lëshuara drejt Arabisë Saudite, nuk ishin iraniane
Sekretari i përgjithshëm i OKB nuk ka konfirmuar se raketat e lëshuara drejt Arabisë Saudite ishin prodhim iranian.
Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të martën në raportin sekret ka informuar KS-n e OKB se ekspertët nuk kanë arritur të konfirmojnë se raketat e lëshuara drejt aeroportit "Mbreti Khaled" në Riad të Arabisë Saudite, kanë qenë prodhim iranian. Gutteres këtë raport e ka paraqitur në KS të OKB-së në kohën kur ekspertët e OKB-s kanë analizuar mbetjet e raketave të hedhura nga Jemeni në qershor dhe në nëntor në Arabinë Saudite. Regjimi Al Saud pasi u tregua i paaftë përball raketave të forcave jemenase, ka pretenduar se raketat e hedhura kundër Arabisë Saudite, janë prodhim iranian. Gjeneral Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në reagim ndaj këtyre pretendimeve, deklaroi: "Armiku po shfrytëzon për të akuzuar Iranin, prandaj Irani hedh poshtë në mënyrë të prerë këtë çështje.