Kongresi amerikan miraton planin për ndalimin e shitjes së avionëve Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64447-kongresi_amerikan_miraton_planin_për_ndalimin_e_shitjes_së_avionëve_iranit
Përfaqësuesit e Kongresit amerikan kanë miratuar planin që ndalon shitjen e avionëve prodhim amerikan për Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Kongresi amerikan miraton planin për ndalimin e shitjes së avionëve Iranit

Përfaqësuesit e Kongresit amerikan kanë miratuar planin që ndalon shitjen e avionëve prodhim amerikan për Iranin.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, plani për ndalimin e shitjes së avionëve amerikanë Iranit, është miratuar nga 252 përfaqësues pro kundrejt 167 përfaqësuesve kundër në Kongresin amerikan. Ky plan në rast se miratohet nga Senati dhe në rast se nuk vetohet nga presidenti amerikan Donald Trump, do të kthehet në ligj. Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka nënshkruar kontrata për blerjen e avionëve Boeing dhe Airbus.