Intensifikimi i aktiviteteve anti-iraniane nga ana e qeverisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64509-intensifikimi_i_aktiviteteve_anti_iraniane_nga_ana_e_qeverisë_amerikane
Qeveria e SHBA ka nisur një valë të re të aktiviteteve të saj anti-iraniane, me akuzat e pabazuara të ambasadores së saj në Kombet e Bashkuara dhe  me miratimin e iniciativave të reja të Kongresit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2017 13:51 Europe/Tirane
  • Intensifikimi i aktiviteteve anti-iraniane nga ana e qeverisë amerikane

Qeveria e SHBA ka nisur një valë të re të aktiviteteve të saj anti-iraniane, me akuzat e pabazuara të ambasadores së saj në Kombet e Bashkuara dhe  me miratimin e iniciativave të reja të Kongresit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nicky Haley, pohoi se Irani kishte dërguar armë për luftëtarët e Jemenit dhe raketa që ka goditur Rijadin është prodhuar në Iran. Nga ana tjetër, zv/sekretarja amerikane e thesarit për çështjet e terrorizmit dhe për informacionet financiare kishte deklaruar kohë më parë se Uashingtoni po mundohet të shtojë sanksionet dhe të vendosë sanksione të reja kundër Iranit. Amerika për realizimin e këtij qëllimi do të përdorë të gjitha mjetet që ajo disponon ka thënë në fjalën e saj Sigal Mandelker, zv/sekretare e thesarin në Amerikë. Gjatë takimit të Kongresit kushtuar çështjeve financiare, ajo ka akuzuar gardën revolucionare Sepah për akte destruktive në një kohë kur kjo forcë ka luajtur një rol themele në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga Uashingtoni në Siri dhe në Irak. Amerika duhet të ndërmarrë më shuma masa kundër gardës revolucionarë Sepah, ka thënë zv/sekretarja amerikane e thesarit. Donald Trump më 13 tetor përsëriti pretendimet e tij kundër kombit iranian dhe pretendoi se Teherani mbështet terrorizmin dhe më pas ai gardën revolucionare Sepah e futi në listën e sanksioneve. Garda revolucionare Sepah me kërkesë zyrtare të qeverive të Irakut dhe Sirisë, ka dhënë ndihmën e saj konsultative në luftën kundër terroristëve, veprim që me padyshim nuk është i pranueshëm nga Donald Trump. Iraku dhe Siria vitet e fundit kanë përjetuar sulmet e grupeve terroriste që mbështeten nga Amerika.