Analizohet mundësia e anulimit të vendimit të Trump mbi Kodsin
KS i OKB po analizon një rezolutë e cila do të anulojë vendimin e Trump mbi Kodsin. Kjo rezolutë e quan të jashtëligjshëm çdo lloj vendimi mbi statusin e qytetit Kods dhe thekson anulimin e këtij vendimi.
Sipas agjencisë Reuters të lajmeve rezoluta është përpiluar menjëherë pas vendimit të Donald Trump për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për momentin ajo po analizohet nga KS i OKB. Aktualisht projekt-rezoluta është shpërndarë për anëtarët e KS të OKB dhe më pas ajo do të vihet në votim. Presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. KS i OKB do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të analizuar rezolutën kundër vendimit të Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.