Protestë në Sarajevë kundër vendimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64669-protestë_në_sarajevë_kundër_vendimit_të_trump
Qindra demonstrues boshnjakë kanë dalë sot në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër vendimit të pesidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Protestë në Sarajevë kundër vendimit të Trump

Qindra demonstrues boshnjakë kanë dalë sot në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër vendimit të pesidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Qindra protestues morën pjesë në këtë tubim të organizuar nga pjesëtarët e diasporës palestineze në Bosnjë-Hercegovinë dhe grupet e tjera, që kanë bartur mbishkrime në gjuhën angleze, në të cilat kritikoheshin Trumpi dhe Izraeli, ndërsa për Jerusalemin e quanin kryeqytet palestinez. Shumë prej demonstruesve kishin ardhur në Bosnjë, derisa ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë dhe kanë mbetur në këtë vend edhe në ditët e sotme. Më herët këtë muaj, presidenti Trump ka shpallur se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Palestinezët pretendojnë se pjesa lindore e Jerusalemit do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.