Vazhdojnë polemikat amerikane kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64981-vazhdojnë_polemikat_amerikane_kundër_iranit
Zëdhënësja e shtëpisë së bardhë ka vazhduar polemikat e krijuara nga autoritetet amerikane kundër Iranit dhe ka pretenduar se Irani është përgjegjësi përfundimtar për lëshimin e  raketës kundër Riadit më 19 nëntor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 09:02 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë polemikat amerikane kundër Iranit

Zëdhënësja e shtëpisë së bardhë ka vazhduar polemikat e krijuara nga autoritetet amerikane kundër Iranit dhe ka pretenduar se Irani është përgjegjësi përfundimtar për lëshimin e  raketës kundër Riadit më 19 nëntor.

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit u janë përgjigjur krimeve të Arabisë saudite duke lëshuar një raketë balistike në drejtim të pallati Alimame të Riadit. Sara Sanders ditën e  enjte në kuadër të polemikave amerikane kundër Iranit ka kërkuar ndërhyrjen e KS të OKB në këtë çështje. Më herët Nicky Halley pa përmendur armatosjen e Arabisë saudite nga ana e Amerikës, ka pretenduar se raketa që lëvizja Ansarullah lëshoi në drejtim të Riadit në Arabinë Saudite është prodhim iranian. Kjo deklaratë u hodh poshtë nga Farhan Haq zv/zëdhënës i OKB dhe nga Jefry Fetlman zv/sekretar i përgjithshëm i OKB. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.