Trump: Bota "kërkon paqe, e jo vdekje"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65045-trump_bota_kërkon_paqe_e_jo_vdekje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vlerësuar vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve të reja më të ashpra ndaj Koresë së Veriut pas testeve të raketave balistike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2017 08:05 Europe/Tirane
  • Trump: Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vlerësuar vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve të reja më të ashpra ndaj Koresë së Veriut pas testeve të raketave balistike.

Në një postim në Twitter, Trump tha se votimi provoi se bota "kërkon paqe, e jo vdekje". Rezoluta e hartuar nga SHBA përfshin masat për të ulur importet e naftës së Koresë së Veriut deri në 90%. Kina dhe Rusia, partnerët kryesorë tregtarë të Phenianit, votuan në favor të rezolutës. Koreja e Veriut është tashmë subjekt i një sërë sanksionesh nga SHBA, OKB dhe BE. "Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi vetëm 15-0 në favor të sanksioneve shtesë mbi Korenë e Veriut. Bota dëshiron paqe, jo vdekje!", shkruan Trump. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se sanksionet dërguan një "mesazh të qartë ndaj Phenianit se kundërshtimet e tij tij do të sjellin izolim dhe dënime të mëtejshme". Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Xhonson tha se masat e fundit kundër Koresë së Veriut ishin një "hap jetik" drejt frenimit të programit të armëve bërthamore.