Shtohet numri i dëmeve nga stuhia në Filipine
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65087-shtohet_numri_i_dëmeve_nga_stuhia_në_filipine
Rreth 90 persona kanë mbetur të vdekur pas një stuhie tropikale që përfshiu Filipinet jugore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2017 04:49 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i dëmeve nga stuhia në Filipine

Rreth 90 persona kanë mbetur të vdekur pas një stuhie tropikale që përfshiu Filipinet jugore.

Stuhia "Tembin" solli përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje të tokës në pjesë të ishullit Mindanao. Dy qytetet më të goditura ishin Tubod dhe Piagapo, ku shumë shtëpi u shembën.Filipinet vuajnë rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse tropikale, megjithëse Mindanao nuk është goditur shpesh. Zyrtari policor i Tubod, Gerry Parami , tha për agjencinë e lajmeve AFP se kishte pasur të paktën 19 vdekje në qytet. "Lumi u ngrit dhe shumica e shtëpive u rrënuan. Fshati nuk është më "-  tha ai.Ai tha se vullnetarët po gërmonin nëpër baltë për të gjetur trupat në fshatin Dalama.Një zyrtar tjetër tha se të paktën 10 vetë kishin vdekur në qytetin Piagapo, 10 km në lindje të Tubodit."Ne kemi dërguar shpëtimtarë, por ata po bëjnë pak përparim për shkak të shkëmbinjve", tha Saripada Pacasum. Më shumë vdekje u raportuan në qytetet Sibuco dhe Salug. Ndërprerjet e energjisë dhe humbja e linjave të komunikimit kanë penguar përpjekjet e shpëtimit. Një javë më parë, Tropical Storm Kai-Tak goditi Filipinet qendrore, duke vrarë dhjetëra njerëz.