Rusia e ndalon opozitarin të garojë për president
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë ka ndaluar figurën e opozitës Alexei Navalny nga kandidimi për president në zgjedhjet e 18 marsit.
Anëtarët e komisionit të hënën vendosën njëzëri se Navalny, një avokat i njohur në luftën kundër korrupsionit, nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje për shkak të një dënimi të diskutueshëm në një rast mashtrimi. Navalny paraqiti nominimin e tij zyrtar për votimin të dielën pasi qindra mbështetës të tij morën pjesë në një tubim në Moskë dhe miratuan kandidaturën e tij. Navalny, i cili ka udhëhequr një fushatë të gjerë kundër korrupsionit në qeveri, tha në një mesazh pasi KQZ nxori vendimin e tij, se do të bojkotonte votimin. "Procedura për të cilën ne jemi të ftuar për të marrë pjesë nuk është zgjedhje ... Vetëm Putini dhe kandidatët që ai ka zgjedhur do të marrin pjesë në zgjedhje", tha ai, duke shtuar: "Duke shkuar në votime tani nënkupton të votosh për gënjeshtra dhe korrupsion ". Figura e opozitës shihet nga mbështetësit e tij si sfiduesi kryesor ndaj presidentit Vladimir Putin. Navalni tha në fjalimin e tij të fushatës, në Moskë, se ai me siguri do të fitojë zgjedhjet nëse lejohet të konkurrojë. Ai gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të bojkotojnë zgjedhjet nëse Komisioni Zgjedhor e ndalon atë të garojë për shkak të një dënimi penal, të cilin ai vazhdimisht e ka cilësuar si një ndëshkim politik të udhëhequr nga Kremlini.