Guatemala në rrugën e gabuar të shkeljes së të drejtave palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65269-guatemala_në_rrugën_e_gabuar_të_shkeljes_së_të_drejtave_palestineze
Presidenti i Guatemalës deklaroi se vendi i tij duke ndjekur Amerikën, synon të transferojë ambasadën nga Tel Avivi në Kods.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 04:40 Europe/Tirane
  • Guatemala në rrugën e gabuar të shkeljes së të drejtave palestineze

Presidenti i Guatemalës deklaroi se vendi i tij duke ndjekur Amerikën, synon të transferojë ambasadën nga Tel Avivi në Kods.

Jimmy Morales, pas një bisede me Beniamin Netanjahu deklaroi se ministria e jashtme e Guatemalës do të bëjë transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Kods. Vendimi i Morales erdhi vetëm tre ditë pas miratimit të një rezolute në AP të OKB kundër vendimit të Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB  e dënuan këtë veprim dhe e cilësuan atë si të paligjshëm dhe të pavlefshëm. Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme, Trump kishte kërcënuar se do të merrte masa ndaj çdo vendi që voton në favor të rezolutës së pa të OKB, duke shkurtuar fondet e ndihmave amerikane për atë vend. Vetëm tetë vende votuan kundër rezolutës, duke përfshirë Guatemalën dhe Hondurasin. Të dy vendet në Amerikën Qendrore janë të lidhur me Shtetet e Bashkuara.  Presidenti i Amerikës më 6 dhjetor me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Pas 6 dhjetorit, kur Trump njoftoi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods, shumica e njerëzve dhe qeveritë e vendeve të Amerikës Latine së bashku me vendet e tjera nga e gjithë bota dënuan vendimin e Trump. Presidenti venezuelas Nicolas Maduro lëshoi ​​një deklaratë zyrtare duke dënuar masën dhe e përshkroi atë si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm kilian Iraldo Moniz shkroi në Twitter se qeveria kiliane beson se qyteti i Kodsit ka një status të veçantë dhe për këtë arsye ne nuk e njoh okupimin e paligjshëm të Kodsit. Sipas analistëve politikë, masa e qeverisë së Guatemalës për të qenë në përputhje me Shtetet e Bashkuara është për shkak të varësisë së saj nga ndihma financiare e Uashingtonit. Ky është një problem që mund të çojë në pakënaqësinë e opinionit publik ndaj qeverisë në këtë vend. Sipas gazetarit katariot Ahmad Mansoor, praktikisht Guatemala dhe shtatë vende të tjera kanë shitur pavarësinë e tyre për pak dollarë. Gjenerata arabe në Amerikën Latine që nga ajo kohë ka punuar vazhdimisht për  çështjen palestineze dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes publike rreth çështjes palestineze. Në përgjithësi, regjimi sionist shihet si një simbol i uzurpimit dhe krimit në mbarë botën dhe në sytë e njerëzve liridashës të Amerikës Latine dhe për këtë arsye, mbështetja e popullit palestinez po institucionalizohet akoma më shumë në rajon. Në anën e kundërt çdo lloj mbështetjeje për regjimin sionist, mund të minojë legjitimitetin e institucioneve politike në vendet e Amerikës Latine.