Izraeli, në prag të luftës së brendshme
Ish shefi i Agjensisë së inteligjencës izraelite (MOSAD) tha se Izraeli është në prag të luftës civile.
Siç raporton gazeta izraelite Jerusalem Post, Tamir Pardo, ish-shefi i Mosadit, parashtroi kërcënimet që i kanosen regjimit izraelit, duke thënë se kërcënimi më i madh për Izraelin nuk është Lëvizja Islamike e Palestinës (Hamas) ose Hezbullahu libanez, apo Irani, por trazirat e brendshme janë kërcënimi më i madh për Izraelin. Tamir Pardo ka thënë se tashmë Izraeli është duke shkuar drejt një lufte civile dhe pamundësia për të zgjidhur konfliktin me palestinezët po e vë Izraelin në një pozitë tepër të vështirë. Paqëndrueshmëria në Palestinën e pushtuar dhe zbulimi i aspekteve të ndryshme të korrupsionit personal, familjar dhe madje edhe organizativ në kabinetin e Netanjahut, si dhe korrupsioni i Netanjahut dhe familjes së tij, dështimi i të ashtuquajturave plane sigurie të Netanjahut për të shtypur intifadën e popullit palestinez, ka zbuluar thellësinë e krizave të brendshme në Izrael.