Nuk do të ketë zgjerim të shpejtë të BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65361-nuk_do_të_ketë_zgjerim_të_shpejtë_të_be_së
Bashkimi Evropian nuk do të zgjerohet së shpejti, por një marrëveshje "e zgjuar" Brexit mund të shërbejë si një model për marrëdhëniet e ardhshme të bllokut me vende të tjera jo anëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Nuk do të ketë zgjerim të shpejtë të BE-së

Bashkimi Evropian nuk do të zgjerohet së shpejti, por një marrëveshje "e zgjuar" Brexit mund të shërbejë si një model për marrëdhëniet e ardhshme të bllokut me vende të tjera jo anëtare.

Për ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, Turqia dhe Ukraina janë dy shtete që mund të përfitojnë nga ky model. Në një intervistë për grupin mediatik gjerman Funke, Gabriel u shpreh se unionit europian i nevojiten forma alternative të bashkëpunimit më të afërt, duke qenë se hapësirat për zgjerim janë të pakta. Nën kushte të specifikuara, Bashkimi Europian ka pranuar lëvizjen e lirë të mallrave me Turqinë, por negociatat për anëtarësim kanë mbetur në vend që prej vitit 2005. Sa i përket Ukrainës, palët kanë një marrëveshje asocimi që nxit bashkëpunimin politik dhe tregtinë. Sidoqoftë, Gjermania është veçanërisht e shqetësuar sa i përket Turqisë dhe mënyrës se si po trajtohen të drejtat e njeriut nën presidencën e Recep Tayyip Erdogan. Marrëdhëniet kanë qenë veçanërisht të tensionuara pas arrestimit të disa shtetasve gjermano-turkë. Ministri i jashtëm Gabriel theksoi se Turqia është e vetëdijshme për rëndësinë e lirimit të këtyre personave të arrestuar.