131 trupa të OKB-së pritet të shkarkohen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65401-131_trupa_të_okb_së_pritet_të_shkarkohen
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se kjo organizatë do të shkarkojë 131 trupa të saj si pjesë e planit të shkurtimeve buxhetore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 09:08 Europe/Tirane
  • 131 trupa të OKB-së pritet të shkarkohen

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se kjo organizatë do të shkarkojë 131 trupa të saj si pjesë e planit të shkurtimeve buxhetore.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, pas vendimit të SHBA për reduktimin e 285 milionë dollarë të buxhetit për OKB në vitin e ardhshëm, OKB ka njoftuar se 131 punëtorë të saj do të shkarkojë nga vendet e punës për shkak të planit të shkurtimeve buxhetore. Stefan Duxharik, zëdhënës i sekretarit të OKB ka njoftuar se kjo ka vendosur të anulojë 131 mundësi punësimi për të sjellë personelin e saj në 9959 persona. Sipas buxhetit të OKB-së, për vitin fiskal 2018-2019, buxheti ka arritur në 5.397 miliardë dollarë, duke u ulur me rreth 5% nga viti fiskal 2016-2017, prandaj, në shumicën e departamenteve të kësaj organizate në mbarë botën, buxheti do të ulet. Më parë, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara Nicky Haley kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara, si një nga financuesit më të mëdhenj të buxhetit të OKB, kanë vendosur të mos paguajnë 285 milionë dollarë në pjesën e saj të buxhetit të organizatës. Ajo në vazhdim ka thënë se të gjithë e dinë se organizata merr paratë në kurriz të SHBA dhe Uashingtoni nuk lejon që Kombet e Bashkuara të përfitojnë nga bujaria e popullit amerikan. Pas miratimit të një rezolute nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të kundërshtuar vendimin e Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytetin e Izraelit, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një qëndrim të tillë kundrejt Kombeve të Bashkuara.