Trump: Mediat në zgjedhjet 2020 do të më duan mua!
Donald Trump pretendoi se mediat do ta duan atë gjashtë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe do t'a ndihmojnë atë të fitojë!
Sipas gazetës The Independent, Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi dje në një intervistë me New York Times se ai do të fitojë zgjedhjet presidenciale në vitin 2020, sepse mediat do të varen prej tij! Sipas tij, mediat do të mbulojnë fushatën e tij në zgjedhjet e ardhshme, pasi ata përfitojnë nga presidenca e Trump. Ai ka thënë: Ne edhe në katër vitet tjera do të fitojmë për shumë arsye. Më e rëndësishmja është se vendi ynë është duke u respektuar përsëri. Një nga arsyet e tjera pse unë do të jem president për 4 vjet është se nëse unë nuk do të jem, gazetat, televizionet dhe të gjitha mediat e lajmeve dështojnë dhe renditja e tyre zbret, kështu që ata duhet të më lejojnë të fitoj zgjedhjet. Donald Trump më tej ka shtuar: "Në fakt, ata do të më duan gjashtë muaj para zgjedhjeve dhe do të thonë se nuk e humbin Donald Trump!"