ABC News: Mesazhet polemike të Trump në Twiter gjatë vitit 2017
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65609-abc_news_mesazhet_polemike_të_trump_në_twiter_gjatë_vitit_2017
Një ditë para përfundimit të vitit 2017, Donald Trump jo vetëm që po i afrohet njëvjetorit të parë të zgjedhjes në postin e presidentit të Amerikës, por me këtë rast zbulohet edhe veprimtaria e tij njëvjeçare në "pushtimin" e forcës së rrjeteve sociale dhe internetit (Përkundër presidentëve të tjerë të SHBA-ve).
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 30, 2017 10:51 Europe/Tirane
  • ABC News: Mesazhet polemike të Trump në Twiter gjatë vitit 2017

Një ditë para përfundimit të vitit 2017, Donald Trump jo vetëm që po i afrohet njëvjetorit të parë të zgjedhjes në postin e presidentit të Amerikës, por me këtë rast zbulohet edhe veprimtaria e tij njëvjeçare në "pushtimin" e forcës së rrjeteve sociale dhe internetit (Përkundër presidentëve të tjerë të SHBA-ve).

Adam Kelsey në një artikull të tij të publikuar në faqen e ABC News në internet ka shkruar se llogaria e Donald Trump në Twitter në të cilën kryesisht publikon ciklin e lajmeve ditore dhe mesazhet e tij, përgjatë 8 viteve ka pasur rreth 42 milionë ripublikime dhe 180 milionë pëlqime së bashku me 2150 mesazhe të publikuara nga ai në Twiter.

Në këtë artikull po shqyrtojmë mesazhet relativisht të rëndësishme dhe polemike të tij gjatë vitit 2017 të cilat janë shoqëruar me numrin më të madh të  pëlqimeve dhe ripublikimeve.

Pesë mesazhet e Trump të cilat kanë marrë numrin më të madh të pëlqimeve:

  1. Më 12 nëntor – Kim Xhung Jun

"Pse Kim Xhung Jun, lideri i Koresë Veriore, më quan mua "plak", ndërkohë që unë kurrë nuk e kam quajtur atë "shkurtabiq" dhe të "trash"?!

Unë po bëjë përpjekje të mëdha që ne të jemi miq me njëri-tjetrin dhe ndoshta një gjë e tillë do të ndodhë një ditë".

130.664 persona i janë përgjigjur këtij postimi

272.133 persona kanë ripublikuar këtë postim.

617.828 e kanë pëlqyer këtë postim.

2. Më datë 2 korrik- në lidhje me CNN

Donald Trump me publikimin e një video të përpunuar dhe satirike në llogarinë e tij në Twitter, përsëri ka ngjallur polemika.

Në këtë video të ripunuar flitet për kohën kur Trump hyn në ring të garave "wrestling" dhe e godet me grushte dhe shqelma një person i cili në vend të kokës e ka vendosur logon e CNN.

Në fund të videos, është ndryshuar logoja e CNN dhe në vend të saj është vendosur logoja e FNN. Shkronja F është shkurtim i fjalës "Fraud" me kuptim fals dhe të "e pavërtetë". Kjo paraqet sulmet e vazhdueshme të tij ndaj mediave me titull të rremë dhe fals të lajmeve duke i quajtur ato lajme mashtruese.

138.973 persona i janë përgjigjur këtij postimi.

36.255 e kanë ripublikuar këtë postim.

587.516 e kanë pëlqyer këtë postim.

  1. Më datë 22 janar në lidhje me protesta paqësore

Presidenti i Amerikës në reagim ndaj protestave të gjera të grave kundër tij, ka publikuar mesazhe në Twitter.

Ai në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: "Organizimi i protestave të qeta, është shenjë e demokracisë tonë. Edhe nëse unë nuk pajtohem gjithmonë, mirëpo këtë çështje e konsideroi të drejtë të qytetarëve për paraqitjen e pikëpamjeve të tyre".

Trump gjithashtu ka thënë: "I shikova protesta e ditës së kaluar, mirëpo ajo që më bëri përshtypje mua ishte rezultati i zgjedhjeve".

50.660 persona i janë përgjigjur këtij publikimi

88.668 persona e kanë ripublikuar këtë postim

392. 514 persona e kanë pëlqyer këtë postim.

4. Më 2 tetor, në lidhje me Las Vegas

Donald Trump, presidenti i Amerikës, e ka cilësuar ngjarjen e Las Vegas si një tragjedi të tmerrshme dhe në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: "Solidariteti dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre në sulmin vdekjeprurës në Las Vegas. Zoti iu mëshiroftë juve!"

Rreth 50 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur, ishte bilanci i sulmit me armë në Las Vegas të Amerikës. Ky sulm me armë është kryer në afërsi të një koncerti në rrugë dhe sipas policisë, ky ishte një prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë moderne të Amerikës.

59.914 persona i janë përgjigjur këtij postimi.

74.480 persona e kanë ripublikuar në Twitter.

314.755 persona e kanë pëlqyer këtë postim.

5. Më 20 janar, në lidhje me ceremoninë e betimit për president të Amerikës.

"Unë iu falënderoi të gjithë juve për një pasdite mahnitëse në Washington DC. Ne përsëri i dhamë madhëri Amerikës".

Trump gjithashtu duke publikuar një video nga ceremonia e betimit për president së bashku me Melania Trump, përsëri ka përsëritur fjalinë e tij të njohur: "Ne, përsëri do t'ia kthejmë madhërinë Amerikës!".

28.702 persona i janë përgjigjur këtij postimi.

51.600 persona e kanë ripublikuar këtë postim.

285.365 persona e kanë pëlqyer këtë postim.