Washington Post: Trump një person i pamerituar dhe injorant
Një gazetë amerikan në një raport të saj duke shqyrtuar disa deklaratat të presidentit amerikan Donald Trump, e ka quajtur atë person të pamerituar dhe injorant.
Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se përkrahësit e Donald Trump po insistojnë akoma se ai është një "i ri" në politikë ose se ai po mendon si një biznesmen. Në këtë raport thuhet se pretendimi se Trump akoma nuk ka arritur të fusë nën kontroll deklaratat dhe veprimet e tij, nuk është pretekst i pranueshëm për arsyetimin e marrëzisë së tij, por vërteton dobësinë e tij dhe mungesën e meritës. Kjo gazetë amerikane në vazhdim ka shkruar se informacionet e Trump në lidhje me ndryshimet klimatike janë shumë të pakta dhe mund të thuhet se ai nuk ka informacione të mjaftueshme për këtë çështje. Trump ngrohjen e tokës në vend se ta quajë një katastrofë ambientaliste, ai po e quan si një ngjarje të mirë. Trump përsëri ka treguar injorancën e vet dhe ka vërtetuar se nuk di dallimin mes klimës dhe kushteve klimatike. Në kohën kur pjesa veriore dhe lindore e Amerikës po përballet me temperatura të ulëta dhe acar të ashpër, Donald Trump këto kushte klimatike i ka përdorur për të vendosur në pikëpyetje ngrohjen e rruzullit tokësor. Trump së fund në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Ndoshta ngrohjen e tokës për të cilën duhej të shpenzonim një shumë të madhe parash, mund ta shfrytëzojmë për ngrohje tani".