65% e amerikanëve të pakënaqur nga politikat e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65645-65_e_amerikanëve_të_pakënaqur_nga_politikat_e_trump
Në një sondazh të kohëve të fundit të kryer nga televizioni CNN, gjashtëdhjetë e pesë përqind e amerikanëve thonë se janë të pakënaqur me punën e presidentit Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2017 16:30 Europe/Tirane
  • 65% e amerikanëve të pakënaqur nga politikat e Trump

Në një sondazh të kohëve të fundit të kryer nga televizioni CNN, gjashtëdhjetë e pesë përqind e amerikanëve thonë se janë të pakënaqur me punën e presidentit Donald Trump.

Sipas grupit ndërkombëtar të lajmeve të kanalit televiziv CNN, kur po mbushet një vit që nga ardhja e presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shumica e amerikanëve janë të pakënaqur me politikat e qeverisë së Donald Trump. Në një sondazh të fundit të rrjetit televiziv amerikan CNN,  gjashtëdhjetë e pesë për qind e amerikanëve thonë se janë të pakënaqur me punën e Trump, ndërsa tridhjetë e pesë përqind e të anketuarve thanë se ishin të kënaqur me punën e presidentit amerikan. Ky nivel pakënaqësie me punën e presidentit të Shteteve të Bashkuara në fund të vitit të tij të parë është i paprecedent në historinë  e Shteteve të Bashkuara gjatë dekadave të fundit.