65% e amerikanëve të pakënaqur nga politikat e Trump
Në një sondazh të kohëve të fundit të kryer nga televizioni CNN, gjashtëdhjetë e pesë përqind e amerikanëve thonë se janë të pakënaqur me punën e presidentit Donald Trump.
Sipas grupit ndërkombëtar të lajmeve të kanalit televiziv CNN, kur po mbushet një vit që nga ardhja e presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shumica e amerikanëve janë të pakënaqur me politikat e qeverisë së Donald Trump. Në një sondazh të fundit të rrjetit televiziv amerikan CNN, gjashtëdhjetë e pesë për qind e amerikanëve thonë se janë të pakënaqur me punën e Trump, ndërsa tridhjetë e pesë përqind e të anketuarve thanë se ishin të kënaqur me punën e presidentit amerikan. Ky nivel pakënaqësie me punën e presidentit të Shteteve të Bashkuara në fund të vitit të tij të parë është i paprecedent në historinë e Shteteve të Bashkuara gjatë dekadave të fundit.