Nju Jork Times këshillon Trump mbi protestat në Iran: Pusho
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65655-nju_jork_times_këshillon_trump_mbi_protestat_në_iran_pusho
Gazeta Nju Jork Times duke analizuar protestat e fundit në Iran ka këshilluar presidentin amerikan të pushojë dhe të mos mbështesë protestuesit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2017 04:46 Europe/Tirane
  • Nju Jork Times këshillon Trump mbi protestat në Iran: Pusho

Gazeta Nju Jork Times duke analizuar protestat e fundit në Iran ka këshilluar presidentin amerikan të pushojë dhe të mos mbështesë protestuesit.

Në fillim të artikullit të saj gazeta Nju Jork Times shkruan se Donald Trump lidhur me protestat në Iran bën mirë të heshtë dhe të mos bëjë asnjë veprim. Gazeta citon faktin se Donald Trump e konsideron Iranin qendrën e të gjitha problemeve në Lindjen e Mesme dhe për këtë ai nuk kursen asnjë kërcënim kundrejt Iranit dhe thotë; Pra nëse Trump dëshiron të mbështesë protestat, ai bën mirë të heshtë. Gazeta përmend mesazhin e Trump në Twitter në mbështetje të protestave në Iran dhe thotë se akoma nuk dihet se ku do të shkojnë këto protesta mirëpo mbështetja e Amerikës për këto protesta më shumë sesa të mira do të sjellë dëme. Sipas gazetës Nju Jork Times qeveria e Donald Trump është e mendimit se për ndryshime reale në Iran është ndryshimi shtetit në këtë vend, por ajo përmend faktin se Barack Obama nuk mundi të shfrytëzojë mundësinë e vitit 2009. Protestat kanë nisur në qytetit Mashhad ku disa kreditorë janë ngritur kundër falimentimit të shoqërive kredituese duke kërkuar depozitat e tyre.