Politikanët amerikanë paralajmërojnë mbi mundësinë e shpërbërjes së Amerikës
Një prej politikanëve të njohur në Amerikë ka paralajmëruar mbi mundësinë e shpërbërjes së Amerikës.
Ron Paul një prej politikanëve të njohur dhe ish anëtar i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë ka thënë se pretendimet e Donald Trump për boshllëkun ekonomik është vetëm një imagjinatë. Ron Paul thotë se inflacioni dhe pabarazia sociale në Amerikë mund të bëhet shkak për shpërbërjen e Amerikës. Nëse situata ndërlikohet Trump mund të përballet me probleme në përzgjedhjen e tij si kandidat i partisë republikane për zgjehdjet e vitit 2020. Amerika është në prag të përballjes me ngjarje të tilla si ato të vitit 1989 në Bashkimin Sovjetik që çuan në shkatërrimin e unionit. Ky ish anëtar i Kongresit amerikan, thotë se Amerika ndodhet në rrugën e fashizmit. Pas shtimit të kontradiktave brenda partisë Republikane në Amerikë, shumë prej anëtarëve të kësaj partie shprehen se partia duhet të paraqesë një tjetër kandidaturë për presidentin e ardhshëm.