Boko Haram ka vrarë të paktën 5 247 myslimanë
(last modified Sun, 31 Dec 2017 17:44:58 GMT )
Dhjetor 31, 2017 18:44 Europe/Tirane
  • Boko Haram ka vrarë të paktën 5 247 myslimanë

Të paktën 5 247 myslimanë janë vrarë në kryengritjen e grupit terrorist takfirist Boko Haram në të gjithë shtetin verilindor Adamava të Nigerisë gjatë katër viteve të fundit, raportoi një grup mysliman nigerian.

Dega e Këshillit Mysliman në shtetin Adamava, tha në një raport të dielën se më shumë se 5,100 myslimanë u plagosën në shtatë zona të qeverisjes vendore të shtetit që nga viti 2013. Qeveritë lokale të prekura janë Madagali, Michika, Maiha, Mubi Verior, Mubi Jugor, Hong dhe Gombi. Raporti tha se Zona e Qeverisjes Vendore Madagali kishte numrin më të madh të viktimave me 2,500 të vdekur ndërsa Hong kishte më së paku 68. Raporti, i cili u paraqit guvernatorit të Adamavas, Alhaxhi Muhamadu Bindou tha gjithashtu se mbi 12,700 prona, duke përfshirë shtëpi, xhami, blegtori dhe prodhime bujqësore me vlerë 220 milionë dollarë, ishin shkatërruar nga terroristët e Boko Haram. Adamava është një nga tre shtetet më të prekura nga aktet terroriste të Boko Haram. Të tjerët janë shtetet  Borno dhe Jobe.

 

Tags