Rebelim në një nga burgjet braziliane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65847-rebelim_në_një_nga_burgjet_braziliane
Policia e Brazilit thotë se të paktën 9 të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve në burg në shtetin e Goias.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 02, 2018 11:36 Europe/Tirane
  • Rebelim në një nga burgjet braziliane

Policia e Brazilit thotë se të paktën 9 të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve në burg në shtetin e Goias.

Autoritetet thonë se përleshjet nisën kur një grup i armatosur uzurpuan një zonë të kontrolluar nga banda rivale. Një prej viktimave u është prerë koka. Pas përplasjes me armë, më shumë se 100 anëtarë të dy bandave kanë arritur të  arratisen. Përleshjet janë të zakonshme në burgjet e Brazilit të cilat janë të mbipopulluara. përleshjet nisën pasditen e 31 dhjetorit 2017. Bandat rivale u përleshën, thyen barrierat dhe arritën të largoheshin. Policia thotë se ka arritur të shtypë rebelimin dhe të rimarrë kontrollin e burgut.