Regjistrimi i kandidates së parë myslimane në zgjedhjet presidenciale në Rusi
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi regjistrimin e Ina Gamzatova, gruas së Myftiut të Republikës së Dagestanit si kandidate për zgjedhjet presidenciale në Rusi.
Më 1 janar 2018, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Federatës Ruse pranoi dokumentet e Aina Gamzatova, bashkëshortes së Myftiut të Republikës së Dagestanit. Ajo u regjistrua si kandidate e pavarur (jo partiake) për zgjedhjet presidenciale ruse. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Presidenciale në Rusi, Ina Gamzatova duhet të mbledhë 300 mijë nënshkrime për të konfirmuar kandidaturën e saj dhe t'i paraqesë kërkesën Komisionit Qendror Zgjedhor. Zgjedhjet presidenciale ruse do të mbahen më 18 mars 2018. Fushata zgjedhore presidenciale ruse filloi dy javë më parë, dhe aktualisht 34 persona, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin, janë regjistruar për të kandiduar për zgjedhje. Vladimir Putin ka shansin më të madh për të udhëhequr edhe për një mandat presidencën ruse.