Bota në fazën e re pa Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65909-bota_në_fazën_e_re_pa_amerikën
Teoricieni amerikan për marrëdhëniet ndërkombëtare, Farid Zakaria, duke analizuar uljen e influencës së Amerikës në botë thotë: Edhe pse ulja e influencës së Amerikës nuk nënkupton uljen e fuqisë së këtij vendi, por Amerika e Donald Trump me ngadalë ka humbur fuqinë dhe kapacitetin e saj për të ndikuar në rrjedhat e ngjarjeve ndërkombëtare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 03, 2018 06:07 Europe/Tirane
  • Bota në fazën e re pa Amerikën

Teoricieni amerikan për marrëdhëniet ndërkombëtare, Farid Zakaria, duke analizuar uljen e influencës së Amerikës në botë thotë: Edhe pse ulja e influencës së Amerikës nuk nënkupton uljen e fuqisë së këtij vendi, por Amerika e Donald Trump me ngadalë ka humbur fuqinë dhe kapacitetin e saj për të ndikuar në rrjedhat e ngjarjeve ndërkombëtare.

Mesa duke qeveria aktuale ka ndërmend të shkatërrojë sukseset e mëdha të Amerikës, pikërisht atë që bëri edhe OBT dhe nuk është e interesuar që të përcaktojë vijat e drejtimit botëror. Kjo ulje e ndikimit të Amerikës në nivel botëror, është bërë shkak që vendet e tjera të përputhen me kushtet dhe të marrin vendim sipas situatës. Në këtë mes Zigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë është i mendimit thotë se zhvillimi më i rëndësishëm në botën perëndimore dhe në përgjithësi në botë, është tërheqja e Amerikës së Donald Trump nga roli i saj si një partner garantues dhe i besueshëm perëndimor.  Një situatë e tillë mund të përshpejtojë transformimet në rendin global, duke rritur kështu rrezikun e luftës, garës së armëve dhe konfliktit të armatosur. "Kristiana Freeland, ish ministre e jashtme e Kanadasë në qershor, vlerësoi për shtatë dekada rolin e mbikëqyrjes dhe udhëheqjes amerikane në sistemin ndërkombëtar, i cili ka përfunduar nën presidencën e Trump. Nga ana tjetër presidenti kinez Xi Jin Ping në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste gjithashtu duke theksuar rritjen e pashembullt të statusit ndërkombëtar të vendit të tij, ku ai e përmendi Kinën si një pionier në modelin e vendeve në zhvillim në rrugën drejt modernizimit, tha se një fillim i ri do ta ngre Kinën në një pozicion më të të lartë. Lidhur me këtë ai tha se Kina së shpejti do të bëhet lider botëror në botën e rendit të tregtisë. Ky teoricien i marrëdhënieve ndërkombëtare ndër të tjera shkruan: Ngjarja më e rëndësishme e kohës është se krijuesi, mirëmbajtësi dhe forcuesi i sistemit ndërkombëtar tashmë është tërhequr në një lloj izolimi të vetëqëndruar. Teoricieni shton: Evropa, një tjetër faktor me influencë në mbarë botën, ka një dominim të lirë e cila deri më tani nuk është e qartë dhe e përqendruar në skenën globale dhe mbetet ende përtej destinacionit të projektit të saj kontinental. Farid Zakaria shton se një sërë fuqish të vogla si Turqia, Rusia, Irani dhe Arabia Saudite në zonat e tyre janë në rritje për të mbushur këtë boshllëkun ekzistues. Por vetëm Kina ka guximin strategjik për të formuar kapitullin tjetër të rendit ndërkombëtar. Në fund profesori i universitetit thekson: "Një dekadë më parë, kisha thënë se" bota postamerikane "nuk do të formohej për shkak të rrënimit të këtij vendi, por edhe për shkak të "rritjes së vendeve të tjera ". Kjo botë është në rritje, pasi vendet e tjera po përparojnë dhe po lulëzojnë, por ritmi i këtyre rrjedhave vjen si pasojë e vendimeve të marra dhe të pallogaritura të qeverisë së Trump për të eliminuar ndikimin global të Shteteve të Bashkuara, gjë që e ka krijuar për më shumë se 70 vjet. Kjo ulje e ndikimit të Amerikës në nivel global, po shtohet nga dita në ditë.