KS i OKB mban takim kushtuar Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66057-ks_i_okb_mban_takim_kushtuar_iranit
KS i OKB sot të zhvillojë një takim për të analizuar protestat dhe trazirat e fundit në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2018 06:59 Europe/Tirane
  • KS i OKB mban takim kushtuar Iranit

KS i OKB sot të zhvillojë një takim për të analizuar protestat dhe trazirat e fundit në Iran.

 Sipas një njoftimi të agjencisë francez të lajmeve, Rusia ka kritikuar qëndrimet dhe insistimin e Amerikës për të analizuar dhe parashtruar zhvillimet e fundit në Iran në KS të OKB. Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të mërkurën, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike. Ajetollah Khamenei duke folur mbi ngjarjet e fundit dhe përpjekjet e armiqve për të dëmtuar sistemin e Iranit ka thënë se armiqtë gjithmonë janë në pritje të rastit për goditur popullin iranian.