Rusia kundërshton sanksionet kundër Iranit
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka përsëritur kundërshtimet e Rusisë ndaj sanksioneve të reja të SHBA kundër Iranit dhe ka thënë se ky veprim është kundër marrëveshjes bërthamore.
Sergei Riabkov ka thënë se Moska nuk pranon kërcënimet e SHBA për zgjerimin e sanksioneve, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Sputnik. Riabkov ka shtuar: Qëndrimi i Rusisë në këtë çështje është i njohur për një kohë të gjatë, sanksionet e njëanshme të SHBA kundër vendeve tjera nuk janë të pranueshme. Zv/ministri i jashtëm i Rusisë shtoi se zyrtarët amerikanë nuk janë në gjendje të merren me anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët janë të përgatitur të ndjekin politikat e Uashingtonit, me përjashtim të sanksioneve. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Heather Naveret kohët e fundit tha se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Iranit. Riabkov më parë duke thënë se Rusia është kundër ndryshimit të kushteve të marrëveshjes bërthamore, kishte deklaruar se marrëveshja bërthamore nuk duhet të shndërrohet në një mjet për të zgjidhur çështje të tjera.