Amerika përplaset me gurin në KS të OKB
Takimi i së premte në KS të OKB lidhur me protestat dhe trazirat e fundit në Iran, takim që u mbajt me insistimin e Amerikës, përfundoi pa asnjë rezultat.
Përpara këtij takimi, me kërkesë të Rusisë është mbajtur një takim me dyer të mbyllura për të qenë të sigurt që shumica e anëtarëve të KS të OKB duan apo jo organizimin e këtij takimi. Në takimin jo-zyrtar të KS të OKB, Amerika insistoi në organizimin e takimit dhe arriti të marrë pëlqimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Mirëpo në takimin zyrtar të KS të OKB të gjithë anëtarë bënë qëndresë përballë Amerikës dhe Uashingtonin nuk e lejuan që të këtë mundësi ta shfrytëzojë për qëllime politike. Nicky Halley, përfaqësuesja e Amerikës në OKB, vend i cili ka një dosje të madh ndërhyrjesh në punët e brendshme të Iranit, në fillim të takimit tha se Uashingtoni mbështet plotësisht trazirat në Iran. Francois Delattre, përfaqësues i Francës në OKB në takimin e KS kërkoi të mos ndërhyhet në punët e brendshme të Iranit dhe tha: Ngjarjet e fundit në Iran nuk përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë e botës. Përfaqësuesi i Bolivisë gjithashtu kërkoi të respektohet e drejta e sovranitetit të vendeve dhe theksoi analizimi i çështjeve të brendshme në Iran, nuk është kompetencë e KS të OKB. Ai theksoi se Amerika e ka kthyer KS të OKB në një mjet shfrytëzimi për qëllime politike. Përfaqësuesi i Kuvajtit në KS të OKB pasi vuri në dukje se siguria dhe stabiliteti Iranit është e njëjtë me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të botës tha se çështja e trazirave të brendshme në Iran nuk është një çështje që lidhet me çështjet botërore dhe të Lindjes së Mesme. Përfaqësuesi i Kongos në KS të OKB u shprehu kundër analizimit të çështjeve të brendshme të Iranit në KS të OKB. Ndërsa përfaqësuesi i Hollandës në këtë takim tha se gjendja në Iran është e qetë. Përfaqësuesi i kinës kërkoi të respektohet tërësia territoriale dhe e drejta e sovranitetit të vendeve dhe tha se KS i OKB nuk duhet të merret me çështjet e brendshme të vendeve të botës. Vasili Nebenzia, ambasador i Rusisë në OKB në takimin e KS tha se për të gjithë është qartësuar se programi i sotshëm i KS të OKB nuk ka lidhje me përgjegjësitë dhe detyrat e këtij këshilli. Amerika nuk duhet të dobësojë KS të OKB. Geirat Amruf, përfaqësues i Kazakistanit, vendi i të cili ka kryesinë e radhës së KS të OKB, gjatë takimit në fjalë ka thënë se trazirat e fundit në iran nuk kanë lidhje me sigurinë e rajonit apo me sigurinë ndërkombëtare dhe kjo nuk është një temë që duhet trajtuar në KS të OKB. Ditët e fundit, një numër njerëzish në disa qytete në Iran, duke protestuar për çmimet e disa mallrave dhe dobësinë e qeverisë në kontrollimin e tyre, u ngritën në protestua, por disa prej këtyre tubimeve u shfrytëzuan nga elementë oportunistë të cilët kryen trazira duke pasur mbështetjen e huaj. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja po i shfrytëzojnë këto tubime popullore për të drejtuar njerëzit në drejtim të trazirave dhe kaosit. Por të mërkurën, Irani, me një marshim masiv dhe me vullnet të plotë në qytete të ndryshme, shprehu zemërimin dhe neverinë ndaj komplotit të ri të armiqve dhe ndaj atyre që me veprime të dhunshme shkatërrojnë pronën publike. Qytetarët iranianë pas namazit të së premtes kanë organizuar protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit si në Teheran dhe kanë dënuar ashpër veprimet e autorëve dhe shkaktarëve të trazirave të fundit dhe kanë kërkuar marrjen e masave serioze për dënimin e autorëve të komplotit. Në ditët e kaluara në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta kundër problemeve ekonomike dhe rritjes së çmimit të cilat janë keq shfrytëzuar nga disa oportunist dhe janë shndërruar në trazira duke u mbështetur nga faktorët e huaj. Funksionarët amerikanë, të regjimit sionist, regjimi Al Saud dhe mediat e huaja duke keq shfrytëzuar këto protesta qytetare, janë munduar t’i drejtojnë këto protesta drejt krijimit të trazirave dhe pasigurisë, mirëpo populli i Iranit të mërkurën organizojë protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit dhe duke u distancuar nga këto veprime destruktive dhe komplotiste, dënoi ashpër trazirat dhe ndërhyrjen e faktorëve të huaj në mbështetje ndaj tyre.