Forcat e Boko Haram i dorëzohen ushtrisë
(last modified Sun, 07 Jan 2018 08:27:12 GMT )
Janar 07, 2018 09:27 Europe/Tirane
  • Forcat e Boko Haram i dorëzohen ushtrisë

Ushtria e Nigerisë ditën e shtunë njoftoi se 1 mijë pjesëtarë të grupit të armatosur Boko Haram janë vetëdorëuzuar tek trupat ushtarake të këtij vendi.

Sipas një njoftimi të agjencisë Buabe të Egjiptit, ushtria e Nigerisë ditën e shtunë deklaroi se me qindra pjesëtarë të grupit të armatosur Boko Haram janë vetë dorëzuar tek trupat ushtarake pas operacionit të kryer në provincën Burno. Zëdhënësi i qeverisë së Nigerisë ka deklaruar se ushtria e këtij vendi që nga fillimi i operacioneve në muajin dhjetor, ka vrarë me qindra pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram në Nigeri. Forcat e ushtrisë së Nigerisë në kuadër të një force shumëkombëshe të përbashkët e quajtur FMM, që nga 19 dhjetori 2016 e deri më tani, është duke luftuar me grupin terrorist Boko Haram në rajonin Ngoshe të Nigerisë në afërsi të kufirit me Kamerunin dha ka vrarë mbi 1 mijë pjesëtarë të këtij grupi terrorist. Isa Tchiroma Bakary, zëdhënësi i qeverisë së Nigerisë, ka deklaruar se ushtria e Kamerunit gjatë këtyre operacioneve gjithashtu ka arrestuar 300 pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram dhe i ka dorëzuar ata pranë autoriteteve të qeverisë së Nigerisë. Vlen të theksohet se grupi terrorist Boko Haram në vitin 2009  me qëllim të themelimit të "khalifatit islamik" në veri të Nigerisë, ka filluar sulmet e armatosur në Nigeri, Çad dhe në veri të Kamerunit. Boko Haram gjatë shtatë viteve të kaluara ka vrarë rreth 15 mijë persona në Nigeri, Kamerun, Niger dhe Çad dhe si pasojë e dhunës së këtij grupi, me qindra mijëra persona janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre.

Tags