Trump i kundërpërgjigjet librit ‘Zjarr dhe Furi’: Jam gjeni i qëndrueshëm
Duke përmendur rrugëtimin nga një biznesmen i suksesshëm drejt të qënurit një yll televizioni e më pas President, Donald Trump është vetëquajtur një gjeni.
Kjo deklaratë vjen në formën e kundërpërgjigjes ndaj autorit, Michael Volf. “Nuk jam inteligjent, jam një gjeni… dhe një gjeni shumë i qëndrueshëm”, ka shkruar Trump në Twitter, duke shtuar se “Tani që bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, pas një viti analize intensive, ka rezultuar një marrëzi totale, demokratët dhe këlyshët e tyre, mediet e lajmeve të rreme, po nxjerrin udhëzuesin e vjetër të Ronald Reaganit dhe po thërrasin për stabilitet mendor dhe inteligjencë”. Ky i fundit, e kishte quajtur Trump të paqëndrureshëm mendërisht dhe të pabesueshëm. Megjithatë, sipas Presidentit, libri ‘Zjarr dhe Furi’ nuk përmban gjë tjetër veçse ngjarje të pavërteta.