Protestuesit grekë sulmojnë Ministrinë e Punës
Demonstruesit e lidhur me grupin komunist grek PAME hynë të martën në Ministrinë e Punës duke protestuar për reformat e reja të punës të kërkuara nga kreditorët e huaj të vendit.
Siç njofton agjencia e lajmeve Reuters, protestuesit u ngjitën në katin e tetë të ndërtesës ku disa hynë në zyrën e ministrit të Punës, Effie Açsioglu, duke bërtitur "turp për ju". Rreth 500 protestues u mblodhën jashtë Ministrisë së Punës, duke ngritur një banderolë që lexonte "Ministria e BE dhe FMN!" dhe duke kënduar "Ne nuk do t’i dorëzohemi plutokracisë!" Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ndihmuar që Greqia të mos falimentojë për shkak të borxhit tepër të lartë, por në shkëmbim kanë kërkuar masa të ashpra kursimi. Një pjesë e kësaj reforme kanë qenë ndryshimet në ligjin e punës.