Lavrov: programi raketor I Iranit nuk mund të negociohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67047-lavrov_programi_raketor_i_iranit_nuk_mund_të_negociohet
Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se programi raketor i Iranit është i panegociueshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2018 05:26 Europe/Tirane
  • Lavrov: programi raketor I Iranit nuk mund të negociohet

Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se programi raketor i Iranit është i panegociueshëm.

Sergei Lavrov ka vënë në dukje se aktivitetet e Iranit për zgjerimin e programit bërthamor nuk përbëjnë një çështje që mund të vihet në tryezën e bisedimeve dhe nëse Amerika me këtë pretekst del nga marrëveshja bërthamore, atëherë Irani nuk do të zbatojë asnjë prej angazhimeve të tij. Ai gjithashtu e quajti të papranueshëm kërkesën e Amerikës për të ndryshuar përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe tha se Moska nuk e mbështet një kërkesë të tillë. Më 12 janar presidenti amerikan megjithëse është shprehur i pakënaqur nga marrëveshja bërthamore, ka firmosur shtyrjen e afatit për pezullimin e sanksioneve kundër Iranit.