Vazhdon veprimtaria anti-iraniane e Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67133-vazhdon_veprimtaria_anti_iraniane_e_uashingtonit
Qeveria amerikane në kuadër të veprimtarisë së saj anti-iraniane ka paralajmëruar kompanitë botërore për pasojat e bashkëpunimit të tyre me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2018 05:42 Europe/Tirane
  • Vazhdon veprimtaria anti-iraniane e Uashingtonit

Qeveria amerikane në kuadër të veprimtarisë së saj anti-iraniane ka paralajmëruar kompanitë botërore për pasojat e bashkëpunimit të tyre me Iranin.

Sigal Mandelker, zv/sekretare amerikane  shtetit në një konferencë për shtyp ka përsëritur pretendimet amerikane kundër Iranit dhe ka thënë se bashkëpunimi si në Amerikë dhe ashtu jashtë Amerikës me kompanitë që kryejnë biznes me Iranin, krijon rrezikun e lidhjes me gardën revolucionare dhe të kompanive të varura prej saj. Ajo deklaroi se ekonomia iraniane nuk është transparente. Kjo zyrtare amerikane duke e cilësuar Iranin si vend terrorist pa i kushtuar aspak normave dhe dispozitave ndërkombëtare ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të bllokojë aktivitete tregtare të Iranit në arenën ndërkombëtare. Më 12 janar, departamenti amerikan i thesarit ka vendosur në listën e sanksioneve 14 persona dhe institucione iraniane me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe programin raketor.