Takimi Kurz-Merkel në Berlin
Kryeministri më i ri i Evropës, Sebastian Kurz ka bërë të ditur një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë.
Gjatë vizitës në Berlin, ai u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel ku deklaroi: "Me Gjermaninë ne na lidhin shumë gjëra - nga ana njerëzore, ekonomike, politike dhe kulturore." "Gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë gjermane, veçanërisht me kancelaren Angela Merkel - para së gjithash për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera edhe brenda BE", u shpreh më tej Sebastian Kurz. Edhe Merkel shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e mira Berlin-Vjenë, por kërkoi që Austria të jetë më bashkëpunuese në çështjen e pritjes së refugjatëve. "Pak gjëra që i ndajnë" gjetën në Berlin, Merkel dhe mysafiri i saj nga Austria. Në vizitën e tij të parë zyrtare te Angela Merkel, te kryeministrja më e vjetër në post e BE, u shtuan megjithatë shenjat se nganjëherë Kurz e tepron me të qenët përpara. Sebastian Kurz ka instinkt për populizëm dhe ka vullnet që t'u hyjë partneriteteve, para të cilave të tjerët sprapsen. Koalicioni i tij me ultradjathtistët e "Partisë së Lirisë" (FPÖ), aleat i ngushtë i "Front National" në Francë duhet të shkaktojë neveri të vërtetë tek Angela Merkel, pasi për të është thjesht i papërfytyrueshëm një bashkëpunim me të djathtët e AfD-së.