Takimi Kurz-Merkel në Berlin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67149-takimi_kurz_merkel_në_berlin
Kryeministri më i ri i Evropës, Sebastian Kurz ka bërë të ditur një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • Takimi Kurz-Merkel në Berlin

Kryeministri më i ri i Evropës, Sebastian Kurz ka bërë të ditur një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë.

Gjatë vizitës në Berlin, ai u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel ku deklaroi: "Me Gjermaninë ne na lidhin shumë gjëra - nga ana njerëzore, ekonomike, politike dhe kulturore." "Gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë gjermane, veçanërisht me kancelaren Angela Merkel - para së gjithash për thellimin e mëtejshëm të  marrëdhënieve tona të shkëlqyera edhe brenda BE", u shpreh më tej Sebastian Kurz. Edhe Merkel shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e mira Berlin-Vjenë, por kërkoi që Austria të jetë më bashkëpunuese në çështjen e pritjes së refugjatëve.   "Pak gjëra që i ndajnë" gjetën në Berlin, Merkel dhe mysafiri i saj nga Austria. Në vizitën e tij të parë zyrtare te Angela Merkel, te kryeministrja më e vjetër në post e BE, u shtuan megjithatë shenjat se nganjëherë Kurz e tepron me të qenët përpara. Sebastian Kurz ka instinkt për populizëm dhe ka vullnet që t'u hyjë partneriteteve, para të cilave të tjerët sprapsen. Koalicioni i tij me ultradjathtistët e "Partisë së Lirisë" (FPÖ), aleat i ngushtë i "Front National" në Francë duhet të shkaktojë neveri të vërtetë tek Angela Merkel, pasi për të është thjesht i papërfytyrueshëm një bashkëpunim me të djathtët e AfD-së.