Lavrov: Rusia nuk lejon kurrfarë njollosje të marrëveshjes bërthamore
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka theksuar se Moska do t’i bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të parandaluar organizimin e negociatave të reja rreth marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe Rusia nuk pranon kurrfarë njollosje të kësaj marrëveshje.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sergei Lavrov të premten shtoi: “Palët evropiane të marrëveshjes bërthamore i kanë perceptuar shumë mirë rreziqet e çështjes së negociatave të reja në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe nuk do të pranojnë një gjë të tilla”. Lavrov gjithashtu e ka konsideruar të pranueshme edhe kërkesën e Amerikës për mosndërhyrjen e Iranit në çështjet e rajonit të Azisë Perëndimore dhe ka thënë: “Irani, ashtu si të gjitha vendet e rajonit, po ndjek interesat e veta në këtë pjesë”. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, më 12 janar të vitit 2018, njëkohësisht me vazhdimin e pezullimit të sanksioneve atomike kundër Iranit, ka caktuar 4 kushte për mbetjen e Amerikës në këtë marrëveshje si ndryshimi i disa pikave, qasja në qendrat ushtarake të Iranit dhe sanksionet raketore kundër Iranit.