Gazetari izraelit: Mosadi ka vrarë të paktën tre mijë vetë
(last modified Sat, 20 Jan 2018 12:11:26 GMT )
Janar 20, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Gazetari izraelit: Mosadi ka vrarë të paktën tre mijë vetë

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, e përjavshmja gjermane Der Spiegel të shtunën duke cituar gazetarin izraelit Ronen Bergman, shkruan se sipas rezultateve të një hulumtimi, bëhet e ditur se Mosadi ka terrorizuar të paktën 3000 persona ku në mesin e tyre të cilët kanë qenë objekt i terrorizimit ka pasur edhe persona të pafajshëm të cilët kanë qëlluar rastësisht në lokacionet ku janë kryer vrasjet.

Sipas Bergman, në Intifadën e dytë palestineze, ishin lëshuar urdhra për vrasjen e 4-5 personave në ditë të cilët zakonisht ishin anëtarë të Lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas. Gazetari sionist tha se ai kishte intervistuar dhjetëra persona, duke përfshirë gjashtë ish shefa të Mosadit dhe gjashtë kryeministra sionistë, duke përfshirë Ehud Barak, Ehud Olmert dhe kryeministrin Benjamin Netanjahu. Shefi aktual i Mosadit, Yossi Cohen, kohët e fundit pranoi se Mosad ka kryer mijëra operacione çdo vit, disa prej të cilave janë komplekse dhe në zemër të shumë vendeve. Agjensia Sioniste e Inteligjencës ka vrarë të paktën gjashtëmbëdhjetë udhëheqës palestinezë dhe arabë gjatë tridhjetë viteve në 14 operacione në 11 vende dhe është përfshirë në vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë.

 

Tags