Venezuela kritikon sanksionet evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67481-venezuela_kritikon_sanksionet_evropiane
Qeveria e Venezuelës ka kritikuar vendet evropiane për shkak të vendosjes së sanksioneve dhe ndjekjes së politikave armiqësore kundrejt Karakasit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2018 04:30 Europe/Tirane
  • Venezuela kritikon sanksionet evropiane

Qeveria e Venezuelës ka kritikuar vendet evropiane për shkak të vendosjes së sanksioneve dhe ndjekjes së politikave armiqësore kundrejt Karakasit.

Sipas një njoftimi të Press Tv, ministria e jashtme e Venezuelës, ditën e hënë nxori një deklaratë ku kritikoi BE dhe ka thënë se Brukseli veten e ka vendosur në shërbim të interesave të Amerikës. BE ka vërtetuar se është e lidhur dhe e varur nga qeveria raciste e Donald Trump, presidentit amerikan, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Venezuelës. Dje BE ka vendosur sanksione ndaj 7 funksionarëve venezuelas mes tyre ministri i brendshëm, kreu i agjencisë së shërbimit sekret, prokurorit të përgjithshëm, kreut të institutit për monitorimin e zgjedhjeve, si dhe personazhin nr.2 të partisë socialiste në pushtet të cilët akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut.