25 të vrarë nga të shtënat me armë në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67505-25_të_vrarë_nga_të_shtënat_me_armë_në_shba
Qendra për regjistrimin e dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në pika të ndryshme të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2018 09:23 Europe/Tirane
  • 25 të vrarë nga të shtënat me armë në SHBA

Qendra për regjistrimin e dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në pika të ndryshme të këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kjo qendër të martën duke publikuar një deklaratë, ka njoftuar se janë regjistruar 63 raste të shtënave me armë në 24 orët e fundit në qytete të ndryshme, ku të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, më së shumti të shtëna janë regjistruar në Kalifornia, Teksas, Michigan dhe Alabama.