Bazat ushtarake të Amerikës në 170 vende të botës
Faqja në internet "Global Research" ka deklaruar se Amerika ka baza ushtarake në 170 vende të botës.
Sipas një raporti të publikuar në "Global Research", Amerika ka 800 baza ushtarake në 170 vende të botës dhe vetëm në Irak ndodhen gjashtë baza ushtarake amerikane. Kjo është në kohën kur qeveria e Amerikës ka deklaruar se Amerika nuk ka asnjë bazë ushtarake në Irak. Sipas këtij burimi, Pentagoni ka deklaruar se Amerika ka 701 baza ushtarake, mirëpo hulumtuesit kanë zbuluar se numri i bazave amerikane është më i madh dhe emri i disa bazave të mëdha nuk ekziston as në listën zyrtare të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Amerika për çdo vit shpenzon të paktën 150 miliardë dollarë për bazat e saj jashtë vendit. Amerika me krijimin e bazave ushtarake dhe me ndërhyrjen e në vende të ndryshme të botës, krijon rrethanat për paraqitjen e dhunës dhe formimin e grupeve ekstremiste.